9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Begaj uron 111 vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura: Nderim dhe mirënjohje për secilin efektivë

Sot shënohet 111 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Me këtë rast presidenti i Shqipërisë, Bajrman Begaj, njëherazi edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka nderuar dhe ka shprehur mirënjohje për secilin efektivë që shërben në këto forca.

“Sot shënojmë 111-vjet të Forcave të Armatosura. Nderim dhe mirënjohje për secilin prej jush; djem, vajza, burra dhe gra, që shërbeni me guxim të pakrahasueshëm, sakrificë të thellë dhe përkushtim të palëkundur në misione të vështira si dhe në ato paqeruajtëse jashtë kufijve tanë!”, ka shkruar Begaj në llogarinë e tij në Facebook.

Po ashtu ai i falënderoi gjithsecilin prej tyre për nderin dhe sigurinë që i dhurojnë Shqipërisë.

“Faleminderit që mbani lart me trimëri flamurin dhe emrin e Shqipërisë!”, ka shkruar presidenti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...