9.8 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Bëhen 44 vjet nga demonstratat studentore, Haradinaj: Shqiptarët dhanë mesazhin që nuk i nënshtrohen regjimit

Sot, në 44 vjetorin nga demonstratat studentore ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili përmes një postimi thotë se ajo epokë ishte vendimtare në historinë më të re të Kosovës.

Haradinaj tutje shton se, u tregua qartë që shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit dhe se liria është e panegociueshme.

Postimi i plotë:

Demonstrata e 11 marsit 1981 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë, me guximin dhe vizionin e tyre dhanë mesazhin e qartë se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit dhe se liria është e panegociueshme.

Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga guximi dhe vendosmëria e protestuesve të vitit 1981, vazhdoi rrugën e qëndresës deri në betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me gjakun dhe sakrificën e saj, ajo e bëri realitet ëndrrën e lirisë që e gëzojmë sot. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...