5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Bëhen bashkë dy “fenomenet” e estradës, Dafina Zeqiri dhe Luiz Ejlli – ky i fundit me fjalë të mëdha për artisten shqiptare

Sensacioni i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka “pushtuar” rrjetin pasi publikoi një fotografi në Instagram me artisten më të suksesshme në trojet shqiptare, Dafina Zeqiri.

Fituesi i Big Brother VIP e publikoi këtë fotografi në “InstaStory” në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, megjithatë nuk dha detaje lidhur me këtë takim mes dy artistëve.

“Ma e mira n’vend!”, ishte përshkrimi në këtë fotografi dhe dedikimi që dha për artisten Dafina Zeqiri.

Nuk është hera e parë që Ejlli thotë fjalë të mëdha për këngëtaren e hitit “Kaje”, pasi dashurinë dhe adhurimin si artiste e kishte shprehur për të edhe sa ishte brenda shtëpisë së BBVA.

Ende nuk dihet nëse ky takim i fundit mes dy artistëve nënkupton ndonjë bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...