Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2024.
Këto raporte përfshijnë shpenzimet e ndryshme, si ato për blerje të mallrave, shpenzime logjistike, për marketing, qira e shpenzime të tjera.
KQZ përmes një njoftimi ka sqaruar se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve3, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues.
“Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.
Pas përfundimit të procesit të auditimit nga autoriteti e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb-faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024 janë publikuar në ueb-faqen e KQZ-së.
https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-financiare-te-audituara/
Vetëvendosje
PDK
AAK
LDK – https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2025/03/LIDHJA-DEMOKRATIKE-E-KOSOVES.pdf