9.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

“Bëhet realitet makthi i Vuçiqit”: Çfarë shkruajnë mediat e rajonit për furnizimin e Kosovës me raketat amerikane “Javelin”?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, ka njoftuar se SHBA-ja ka miratuar kërkesën që t’i shesë Kosovës raketa “Javelin”.

Me këtë rast, thuhet, ambasadori Hill e ka njoftuar presidentin Vuçiq për vendimin amerikan që të pranojë kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank “Javelin”.

Por, presidenti Vuçiq tha në të njëjtën kohë se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por edhe se Serbia së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane. Për këtë kanë raportuar edhe mediat rajonale, titujt e të cilave i ka përmbledhur “Danas”.

“Çfarë goditje nga Amerika për Serbinë: ambasadori amerikan bëri një vizitë të jashtëzakonshme te Vuçiq dhe i tha lajmin që e tronditi”, shkruan Slobodna Dalmacija.

“Arma antitank FGM-148 ose ‘Javelin’ është një sistem raketor amerikan i drejtuar, i cili, falë përdorimit të një kamere termografike për vetëdrejtim, funksionon në parimin e ‘ndiz e harro’. Kjo armë ishte një nga më vendimtaret në luftën ruso-ukrainase. Ukrainasit e përdorën atë për të shkatërruar qindra tanke dhe automjete të blinduara ruse, bunkerë, ndihmoi shumë që të parandalonin ushtrinë ruse të shkelë Ukrainën. Dhe tani ato raketa vdekjeprurëse dhe ‘të mençura’ po mbërrijnë në Kosovë”, shkruan Slobodna Dalmacija, /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...