29.9 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Bekë Berisha tregon se çka u fol në takim me Drejtorin e Policisë Rajonale të Pejës

Kryetari i Komisionit Parlamentar pёr siguri publike, i Kuvendit të Republikës së Kosovës  Bekё Berisha me bashkëpunëtorë i cili ditë më parë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka ngritur shqetësimin e dukurive negative në rajonin e Pejës, përfshirë fajden, kriminalitetin dhe dhunën në familje, ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, me çrast ka takuar strukturat drejtuese të kësaj komande dhe Drejtorin Rajonal kolonel Shaban Shala.

Për vizitën ka dalur me komunikatë të shkurtër edhe Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Pejës.

‘Nё objektet e Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, Drejtori i Drejtorisё Rajonale tё Policisë në Pejё, Kolonel Shaban Shala me bashkёpunёtorë ka pritur nё njё vizitё zyrtare, kryetarin e Komisionit Parlamentar pёr siguri publike, z. Bekё Berisha me bashkëpunëtorë. Në kёtё takim pune u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Rajonin e Pejës, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë.’-thuhet në njoftimin policor.

Ndërsa me detaje për takimin ka folur Deputeti Bekë Berisha – Kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

‘Si Kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes së bashku me anëtarin e Komisionit, Hisen Berisha dhe stafin mbështetës kemi realizuar një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë. Në këtë takim u pritëm nga Drejtori Kolonel Shaban Shala me bashkëpuntorë.

Gjatë kësaj vizite ne u njoftuam nga afër me gjendjen e sigurisë në këtë rajon dhe punën e policisë së Kosovës. Si tema kyçe të diskutimit ishin infrastruktura e policisë, kushtet e shërbimit, rrogat, mirëqenia, mungesat esenciale dhe siguria në trafik. Krahas këtyre, ne diskutuam edhe për rastet e dhunës në familje, angazhimin tonë drejt parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit në këtë zonë.

I falënderova zyrtarët policor dhe stafin për profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin që kanë në detyrë për t’i siguruar qytetarëve tanë një jetesë sa më të qetë dhe të sigurtë.’-thotë Berisha.

Ndryshe, ditë më parë Berisha, në Kuvendin e Kosovës ka ngritur shqetësimin e dukurive negative në rajonin e Pejës, përfshirë fajden, kriminalitetin dhe dhunën në familje./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...