26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Bekim Haxhiu: Prokuroria ta intervistojë Kusari-Lilën ose do t’i ngre unë padi “zemlakes” së Radojiçiqit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është përmendur nga shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila përgjatë bisedës së saj me Slavko Simic, ka thënë se prokuroria e Kosovës duhet të merret dhe të hetojë deklaratën e Kusari-Lilës dhe bashkëpunimin me Radojiçqin.

“I bëj ftesë Prokurorisë që të mirret me këtë rast, ta ftoj në intervistim znj. Kusari që ta sqaroj këtë deklaratë dhe bashkpunimin e saj me terroristin Radojçiq të BIA-s serbe”, ka shkruar Haxhiu.

Ai tutje ka thënë se nëse Prokuroria s’do të reagojë, do të detyrohet ta padisë “zemlaken” e Radojiçiqit.

“Në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radojçiqit si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror”, ka shkruar Haxhiu. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...