“Mendoj se edhe ne gjithashtu duhet të kemi marrëdhënie dhe dialog me Serbinë, por me kritere të qarta. E para, Serbia duhet të kërkojë falje për krimet që i ka bë në Kosovë dhe e dyta nuk kemi çka të bisedojmë për kufijtë e Kosovës, sepse për ato kufij është derdhur gjak. Por, spektri ynë politik shqiptar duhet të jetë më unik mes vete, të jenë me një gojë dhe me një vijë, sepse kemi të bëjmë me dialog me një armik shekullor. Kur është tema kombëtare në nivel të vendit, atëherë nuk duhet të na mundin këto ngjyrat e partive politike, nuk duhet të na përçajnë, por të na bashkojnë. Kur këtë ta përfundojmë, atëherë secili le të ketë drejtimin e vet politik”, porosit Bekim Jashari.
Bekim Jashari: Kosova duhet të jetë unike në dialogun me Serbinë
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari djali i Hamzë Jasharit, nipi i Adem Jasharit komandantit legjendar të UÇK-së thotë se dialogu me Serbinë do të vazhdojë dhe se kjo është plotësisht normale pas luftës, sepse shumë vende në botë kanë zhvilluar një luftë dhe kanë krijuar marrëdhënie miqësore dhe sot kanë marrëdhënie të mira reciproke.