22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Beleri padit Begajn në gjykatë

Pas dekretimit të zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës nga kreu i Shqipërisë, Fredi Beleri i kërkon Gjykatës Administrative të Tiranës të pezullojë dekretin e presidentit, Bajram Begaj.

Në kërkesën drejtuar togave të zeza të kësaj gjykate, Beleri argumenton se, deri në shprehjen e gjykatës pas ankimimit të vendimit, kjo e fundit duhet të pezullojë zbatimin e aktit administrative.

Sipas Belerit, dekreti i kreut të shtetit është në kundërshti me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, si dhe Kodin e Procedurave Administrative.

Më 5 korrik, Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë, menjëherë pasi KQZ-ja vendosi heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO-së për korrupsion zgjedhor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...