8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Bellingham zbulon se çfarë e bën këtë ekip të Real Madridit vërtet special

Jude Bellingham ka vënë në pah shpirtin e shkëlqyer të ekipit te Real Madridi si pjesa më e mirë e skuadrës. Kjo është ajo që ai beson se e bën këtë ekip madrilen vërtet të veçantë.

“Pjesa më e mirë e këtij ekipi është se të gjithë janë kaq të lumtur për të gjithë (që shënojnë gol) gjatë festimeve”, deklaroi mesfushori anglez në intervistën e tij.

“Sigurisht, do të marrësh disa shuplaka nga Rudiger”, shtoi Jude duke qeshur.

Edhe një herë, mesfushori nuk e fshehu se sa shumë e do jetën si lojtar i Real Madridit.

“Po kënaqem shumë këtu, shumë i lumtur. E dini se klubi është i madh, por kur arrin këtu e kupton plotësisht. Është klubi më i madh në botë”, vazhdoi Bellingham.

Lojtari e ka nisur karrierën e tij në Real Madrid në mënyrën më të mirë të mundshme pasi është golashënuesi më i mirë i klubit dhe lideri i asistimeve me 18 gola dhe 8 asistime në 26 ndeshje./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...