19.7 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Ben Wallace: Pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar

Sekretari britanik i mbrojtjes ka thënë se Vladimir Putin tani nuk ka gjasa të ketë sukses në pushtimin e Ukrainës.

Ben Wallace tha se pushtimi rus i Ukrainës “ka filluar të dështojë”, pasi ai premtoi më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për mbrojtjen e kombit të Evropës Lindore. Danimarka iu bashkua Mbretërisë së Bashkuar në ofrimin e më shumë ndihme për Ukrainën në një konferencë në Kopenhagë, bashkë-organizuar nga Wallace, raporton theGuardian.

Sekretari i Mbrojtjes tha se ishte e rëndësishme të kuptohet se luftimet dhe humbjet e jetëve po ndodhin ende, por shtoi se Rusia “po fillon të dështojë në shumë fusha”.

“Ata kanë dështuar deri më tani dhe nuk ka gjasa të kenë sukses ndonjëherë në pushtimin e Ukrainës.

Pushtimi i tyre ka dështuar dhe është rimodifikuar vazhdimisht në masën që ata me të vërtetë janë duke u fokusuar vetëm në pjesë të jugut dhe në lindje, një rrugë e gjatë e shumë larg operacionit të tyre të ashtuquajtur special treditor. Tri ditë janë tashmë mbi 150 ditë dhe gati gjashtë muaj, me humbje të mëdha të konsiderueshme si të pajisjeve, ashtu edhe të personelit rus”, tha ai.

Ndryshe, Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë dy prej shteteve që më së shumti po e përkrahin financiarisht dhe ushtarakisht shtetin ukrainas./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...