Asambleisti i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Istog, Niman Beqiraj, ka reaguar ndaj qeverisjes komunale të LDK-së në Istog, duke akuzuar për keqmenaxhim financiar dhe humbje të konsiderueshme të fondeve publike.
Në një reagim në rrjetet sociale, Beqiraj shkroi: “Rruga e re e LDK-së në Istog, 124 mijë e 562 euro nëpër përmbarues, para këto të çuara dëm si pasojë e paaftësisë dhe udhëheqjes së dobët. Komuna e Istogut u bë njëfar kopshti i shoqërisë.”
Reagimi i opozitarit Istogas vie pas takimit të sotëm të degjimit publik për buxhetin e komunës 2025.
Reagimi i plotë:
“Rruga e re” e LDK-së në Istog, 124,562€ nëpër përmbarues, para këto të quara dëm si pasojë e paaftësisë dhe udhëheqjes së dobët.
Komuna e Istogut u bë njëfar kopshti i shoqërisë.
P.S. Me këto 124,562€ kanë mundur të rregullojnë murin te mulliri në Vrellë, të rregullojnë ulëset në qendër, urat e lëna përgjysmë dhe të gjithë ndriçimin e Vrellës.’-shkruan Asambleisti i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Istog, e ndër më të zëshmit në Kosovë, i cili pushtetit komunal të kësak komuna ja bashkon në reagim edhe gjetjet dhe rekomandimet./Njeshi&RADIO 1/