12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Berisha: 2022-shi ishte viti i shkatërrimit përfundimtar të drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë një konference për media këtë të premte, se viti 2022 ishte viti i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë.

Berisha në fjalën e tij tha se Prokuroria e Posaçme gjatë vitit që lamë pas u shndërrua në SKAP-in e ‘Partisë Socialiste’.

Kreu i PD deklaroi gjithashtu se reforma në drejtësi është krejtësisht e kapur nga maxhoranca.

“Viti që lamë pas është viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë. Reforma e Sorosit përfundoi sipas sondazheve të pavarura në institucionin më të pabesueshëm se çdo institucion i këtij vendi.

Ai që ishte parashikuar të ishte institucioni i akuzës për zyrtarët e lartë, i quajtur SPAK apo Prokurori e Posaçme, u transformua në SKAP-in e partisë.

Tre muaj më parë, në një poll krejtësisht të pavarur, dilte vetëm se 10.4 përqind e shqiptarëve besonin se SKAP-i i partisë është i pavarur politikisht, përkundrejt 59.6 përqind që e quanin tërësisht të varur nga partia.

Pas betejës së fundit, Rama-guvernatorja Kim, edhe ky 10-përqindësh mendoj se merr fund. Kështu që sot nuk ka shqiptar se beson më ndryshe, veçse e sheh SKAP-in si një institucion, seksion të partisë së krimit. I infiltruar nga të gjitha anët me lidhje krimi”, tha Berisha, raporton Euronews./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...