Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza sot në drejtim të kreut të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Alstin Dumani.
“Kurrë ndonjëherë krimi nuk ka pasur përfaqësues më të fuqishëm dhe më të shumtë se në qeverinë aktuale të Edi Ramës”.
“Dihet se Edi Rama për përdorim SKY EÇ, është denoncuar botërisht në mediat më të mëdha të botës, nga ish-partnerja e famëziut McGonigal, pasi ajo thotë se me bisedat e tij të gjata me SKY EÇ nuk kishin të sosur me Edi Ramën. Por, përfaqësues tjetër i botës së krimit në qeveri është Taulant Balla Bego Yaris, një kriminel me dokumente i vërtetuar se është akuzuar për vrasje nga dëshmitarë në sallën e gjyqit. Me dokumente i vërtetuar se ka ndërhyrë në mënyrë intensive për t’u dhënë tendera bandave. Me dokumente i vërtetuar se ka liruar, ka urdhër Vath Stakën të lirojë vrasësit e Lulzim Kullës, terroristë që vendosën nën shalën e biçikletës tritolin për ta hedhur atë në erë, por edhe kalimtarë të tjerë”.
Berisha akuzoi edhe kreun e SPAK-ut Altin Dumani se po mban në sirtar dosjet e krimit në Shkodër, edhe pse sipas tij i di shumë mirë vrasësit dhe porositësit.
“Udhëtimi i Altin Dumanit në Shkodër ishte dëshmi e kthimit të kriminelit në vendin e krimit, sepse krimet e kryera në Shkodër të gjitha flenë në dosjet që mban në sirtar më i ligj njëqind herë se Nuredini, Altini i prokurorisë speciale. Pra, siç e shihni, kaluan 10 ditë. Ndonëse Shkodra e di shumë mirë edhe dorasin, edhe porositësin, por këto po i mbyll Altin Dumani, po i mbyll Mondi i Sulës, po i mbyll Proda i bandave, Hoxha i bandave dhe Edi Rama që i ka licencuar. E konsiderova të domosdoshme të paraqes para medieve dëshminë tjetër sot pas 10 ditësh asnjë pistë, sepse pista e vetme është shteti”, u shpreh Berisha./Njeshi/