29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Berisha i PDK-së i dërgon letër presidentes Osmani: Ofroni dorëheqje dhe mos e pranonin Asociacionin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i ka dërguar letër presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, të cilës ia ka kërkuar dorëheqjen, sipas tij, për të mirën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Berisha përmes kësaj letre i ka kërkuar shefes së shtetit që të ndërmarrë masa, pasi kryeministri i Kosovës tashmë e ka pranuar Asociaicionin që i jep kompetenca ekzekutive këtij mekanizmi, e që është në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit.

“Në këto momente të rëndësishme dhe të vështira për vendin tonë, është e domosdoshme që të marrim vendime të mençura dhe të guximshme për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Me këtë letër, dua të bëj një propozim të rëndësishëm dhe urgjent që lidhet me situatën aktuale politike dhe veprimet e qeverisë së Albin Kurtit. Siç deklaruat edhe ju, nga procesi i dialogimit, tashme qeveria e kryeministrit Kurti e ka pranuar asociacionin si bashkësi e komunave serbe, me statutin që i jep  status autonomie teritoriale dhe politike me kompetenca ekzekutive, një hap që bashkë me pikën 7, të Planit franko-gjerman për eksteritorialitetin e objekteve religjioze, konsiderohet një kërcënim serioz për integritetin territorial dhe unitetin e vendit tonë. Ky veprim është në kundërshtim me interesat kombëtare të Kosovës dhe përbën një rrezik të madh për të ardhmen tonë si shtet sovran dhe i pavarur”, thekson Berisha në këtë letër.

Përveç kësaj, Berisha i ka kërkuar dorëheqjen presidentes Osmani, për siç ka thënë ai, do të shërbente si mesazh kundër pranimit të Asociacionit.

“Për të mirën e Kosovës dhe për të ruajtur parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë, unë propozoj që Ju, Presidente, të ofroni dorëheqjen tuaj. Ky akt do të shërbente si një mesazh i qartë dhe i fuqishëm kundër pranimit të asociacionit dhe do të tregonte se ju nuk jeni pjesë e kësaj politike që rrezikon të ardhmen e vendit tonë. Nëse nuk ndërmerrni këtë hap të guximshëm, do të konsideroheni bashkëfajtore në këtë proces, veçanërisht pas dërgimit të letrës nga Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në Këshillin e Ministrave të BE-së, e cila mund të interpretohet si një mbështetje për këto veprime të qeverisë”, thekson ai.

Sipas tij, për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të treguar përkushtimin ndaj Kosovës, është jetike që Osmani të distancohet nga këto vendime dhe të ndërmarr hapin e dorëheqjes.

“Ky do të ishte një akt patriotik dhe një dëshmi e qartë e angazhimit tuaj për sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë”, ka përfunduar Berisha. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...