15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Berisha: Nesër protestë t’i tregojmë Europës se jemi në betejë me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ditën e nesërme do të zhvillohet një protestë e fuqishme për t’i treguar liderëve evropianë se opozita është në betejë me kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilëson si armikun e egër të votës së shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se populli opozitar do do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës, në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama.

“Nesër ne, populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës, në shenjë proteste, në një protestë të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij”, tha Berisha.

“Çdo shqiptar që e do këtë vend, që do lirinë, dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij në liri dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë, të bashkohet nesër në shesh me ne, se ne jemi në betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve, Edi Rama”, theksoi kryedemokrati.

Ditën e nesërme, po më 6 dhjetor, do të organizohet samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ku pritet të mbërrijnë 27 liderë europianë.

Policia nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për zhvillimin e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por Berisha ka shprehur vendosmërinë e tij për ta realizuar atë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...