Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar në konferencën e sotme për mediat se protesta e radhës në Tiranë do të zhvillohet, më 26 nëntor.
“Më 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët më 26, marshim në TIranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Ora do të njoftohet. Nuk ka tërheqje. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha Berisha.
Kjo protestë që sipas ish-kryeministrit do të jetë e organizuar në formën e një marshimi do të zhvillohet vetëm një javë pas asaj të mbajtur para Parlamentit më 19 nëntor, ditën kur u votua buxheti për vitin 2025.
Protesta e PD njoftohet vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese, e cila i cilësoi legjitime veprimet e SPAK-ut dhe GJKKO-së për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e para që drejtësia vendosi për Sali Berishën.
Ndërkohë sot Kushtetuesja sqaroi se ankimi për masën e sigurisë “arrest shtëpie” që ish-kryeministri ka bërë do të shqyrtohet në datë të mëvonshme sipas afateve ligjore të përcaktuara qartë./Njeshi/