Lideri i opozitës Sali Berisha pritet të paraqitet sot në Prokurorinë e Posacme bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, të dy të akuzuar në dosjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.
Deputeti i PD-së Aldo Bumçi foli rreth ngjarjes dhe çfarë pritet të ndodhë pasi është lajmëruar edhe një protestë para zyrës së SPAK-ut.
“SPAK është nën kontrollin e Edi Ramës, e ka rreshtuar Shqipërinë me Rusinë e Bjellorusinë”. Kështu u shpreh në “Dita Jonë” në A2 CNN, Aldo Bumçi, pak orë para nisjes së protestës së opozitës që përkon me paraqitjen e kreut të PD-së Sali Berisha, në ambientet e Strukturës së Posaçme.
Sipas tij sulmi i SPAK-ut është i njëjtë me sulmet e tjera për zhbërjen e opozitës. /Njeshi/