21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Berisha: Protestat dhe mosbindja civile, rruga për të realizuar objektivin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar para protestuesve demokratë të mbledhur poshtë shtëpisë së tij se vetëm protesta dhe mosbindja civile e vazhdueshme bën të mundur arritjen e objektivave të opozitës.

Sipas Berishës, kjo është rruga e vetme e përmbysjes të qeverisë së kryeministrit Rama.

“Por sot çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë si drita e diellit se vetëm protesta e vazhdueshme, vetëm protesta e pamposhtur, vetëm mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore.

Është rruga për përmbysjen e narkoqeverisë. Është rruga për krijimin e qeverisë teknike. Për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fitoren e padiskutueshme të opozitës”, ka theksuar Berisha.

Berisha tha se Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës “mercenarë dhe kriminelë të llojit Damani, Kraja, Millonai e kompani”

“Miqtë e mi, Edi Rama, Erion Veliaj, kriminelët e tjerë në qeveri, organizatat kriminale në bashki dhe në ministritë e vendit, po dridhen nga tmerri se revolta e qytetarëve, e pandërprerë do i fshijë ata nga faqja e dheut. Edi Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë të llojit Damani, Kraja, Millonai e kompani”, tha Berisha./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...