Në disa fotografi shqetësuese shitet situata alarmante me mbeturina në lagjen ‘Kodrina’ të Prishtinës. Kontejnerët e mbeturinave janë të stërmbushur, ndërsa një sasi e madhe berllogu është hedhur jashtë tyre nga banorët, të cilët nuk kanë pasur mundësi tjetër për shkak të mungesës së hapësirës.
Pamjet tregojnë gjithashtu se qentë endacakë kanë shpërndarë mbeturinat nëpër lagje, duke përkeqësuar edhe më shumë gjendjen higjienike dhe pamjen e kësaj zone të re dhe moderne të kryeqytetit.
Banorët e Kodrinës, të indinjuar nga kjo situatë e përsëritur, i kanë dërguar pamjet redaksisë duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga kompania “Pastrimi”. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që përballen me një problem të tillë dhe kërkojnë që ekipet e pastrimit të dalin në terren sa më shpejt për ta rikthyer pastërtinë në lagje.
“Kodrina është një lagje e re dhe moderne, dhe si e tillë meriton ambient të pastër. Pastrimi duhet të jetë në nivelin e detyrës”, thonë banorët, duke shtuar se pakujdesia në menaxhimin e mbeturinave mund të sjellë edhe pasoja shëndetësore për komunitetin.
Ata kërkojnë vëmendjen e institucioneve komunale dhe të kompanisë përgjegjëse për të mos e lënë lagjen të mbulohet nga mbeturinat. /Njeshi/