17.4 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Bërnabiq anulon takimet e sotme me senatorët amerikanë Murphy dhe Peters

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka anuluar takimin me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters që ishte planifikuar për mëngjesin e 25 majit, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Në njoftim thuhet se takimi i Ana Brnabiqit me një grup senatorësh po anulohet pa sqaruar arsyen, raporton rel.

Të enjten (sot), më 25 maj, Murphy dhe Peters pritet të bisedojnë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, gjatë qëndrimit në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Dy zyrtarët amerikanë kërkuan nga liderët e vendit zbatimin e marrëveshjes me Serbinë, derisa për Serbinë, kërkuan që të mos e pengojë rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...