4.6 C
Pec
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

“Besa-Besë” jehon në Belfast të Irlandës Veriore, para ndeshjes me Kosovën (VIDEO)

Një numër i madh i tifozëve ”Dardanët”, kanë udhëtuar drejt Irlandës së Veriut për ta përkrahur Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

”Dardanët” kanë pushtuar rrugët në Belfast duke kënduar shqip, ku jehon kënga “Besa-Besë”.

IndeksOnline ka siguruar vidoe nga tifogrupi ”Dardanët” duke kënduar e festuar para ndeshjes kundër Irlandës së Veriut.

Tifozët kosovarë më herët kanë bërë një njoftim që të gjithë ata që kanë siguruar bilet për këtë ndeshje, të takohen para ndeshjes dhe të shkojnë të bashkuar drejt stadiumit.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kombeve, ku Kosova bën pjesë në Ligën C.

Ndeshja luhet në Windsor Park dhe fillon në ora 18:00.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...