Portali ynë ka realizuar një intervistë me kryetrajnerin e skuadrës pejane Fisinik Gashin.
Njeshi: z.Gashi, si e vlerësoni prezantimin dhe rezultatet e arritura të ekipit tuaj në pjesën e gjertanishme të garave në Ligën e Parë?
F.Gashi: Jam i kënaqur me prezantimet e skuadrës, ndoshta me pak më shumë fat do të kishim edhe ndonjë pikë më shumë por kështu është futbolli ndonjëherë duhet që skuadrat të kënaqen edhe me ndonjë rezultat të cilin ndoshta nuk e kanë pritur. Në përgjithësi duhet të vlerësohet pozitivisht prezantimi dhe rezultatet e arritura.
Njeshi: Pas kësaj jave pason një pushim 2 javor në futbollin tonë për shkak të prezantimeve të përfaqësuesës, si do ta shfrytëzoj Besa, këtë pushim?
F.Gashi: Çdo trajner ka nevojë për sa më shumë kohë për të bërë korrigjime dhe avansime të lojës, sigurisht që edhe ne do ta shfrytëzojmë këtë pushim për të bërë disa korigjime të cilat nuk do të kishim pas mundësi ti bënim në fazën e garave. E rëndësishme do të jetë që pas këtij pushimi do të jemi të kompletuar edhe në kuadrin e lojtarëve pasi që Qorraj, do të sanoj lëndimin dhe do të jemi komplet por edhe më të përgatitur për sifdat që na presin.
Njeshi: Cilat mendoni se do të jenë skuadrat që do të mbetën në rrethin më të ngushtë të ekipeve që pretendojnë titullin e kampionit?
F.Gashi: Kampionati është i gjatë dhe sigurisht që do të jetë edhe i vështirë, mund të ketë edhe ndryshime në kreun e tabelës së klasifikimit por mendoj që Besa dhe Vushtrria, deri më tani kanë dëshmuar cilësi dhe rezultate më të mira se rivalët e tjerë që po ashtu kanë gjasa për të siguruar plasman në elitën e futbollit. Mendoj që në grupin e ekipive të cilat sipas mendimit tim kanë gjasa më reale për të kaluar në një rang më të lartë janë edhe Dukagjini, Vëllaznimi, Vitia por nuk e përjashtojë mundësinë që gjatë rrejdhës së kampionatit të implikohet edhe ndonjë skuadër tjetër në këtë garë, e gjasat më të mira vlerësoj që i ka Onix-i.
Njeshi: A jeni të kënaqur me përkrahjen që ka Besa nga dashamirët e futbollit në Pejë ?
F.Gashi: Sigurisht pres që përkrahja të jetë më e madhe në xhirot në vijim. Unë jam i vetëdishëm që dashamirët e Besës janë të zhgënjyer për faktin që po garojmë në Ligën e Parë, por ata duhet të kenë besim tek këta futbollistë dhe duhet ta dijnë që çdo sukses i ekipit është pothuaja i pa mundur pa mbështetjen e tyre, kështu që është një situatë ku të gjithë duhet të bashkohemi rreth klubit dhe të oforjmë më të mirën për arritjen e qëllimit, rrikthimin në Supërligë. /Njeshi/
]]>