18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtuan Pashkët

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtuan ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve duke hyrë e diela (5 maj).

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në Meshën e Pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

Në Tiranë mesha u mbajt në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili mbajti liturgjinë e shenjtë që u ndoq nga qindra besimtarë.

Kryepeshkopi dha mesazhet e tij për besimtarëve ortodoksë në momentin e ringjalljes së Jezu Krishtit, tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, me shpresën se besimtarët do të mund të marrin dritë nga drita e Perëndisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...