Në mbledhjen e së premtes të Këshillit Drejtues të UP-së, Besnik Loxha është emëruar Ushtrues Detyre të Sekretarit të Përgjithshëm.
Kjo u bë e ditur nga udhëheqësi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.
Përmes në postimi në Facebook, Sahiti ka shkruar se emërimi i Loxhës erdhi pas propozimit të dy rektorëve dhe sipas ndryshimeve të shumta që janë bërë brenda UP-së.
“Sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues u vendos që Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të jetë zt. Besnik Loxha. Besniku, erdhi pas propozimit të dy Rektorëve dhe erdhi si rezultat i shumë ndryshimeve që janë bërë brenda UP-së. Instalimi i meritokracisë dhe i kritereve tjera të vendosura në Statutin e ri, ngadalë po e vëjnë në pah ndryshimin që po ndodhë dhe hapja që ka ndodhur”, thuhet në postimin e Sahitit.
Kujtojmë se një ditë parë nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të UP-së u shkarkua Besfort Krasniqi./Njeshi/