24.7 C
Pec
E hënë, 17 Qershor, 2024

Besnik Tahiri në ‘RADIO 1’: Adnan Dibrani, Eurodeputeti i parë shqiptarë nga Kosova

Besnik Tahiri – Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Repubikës së Kosovës, ka folur për fitoren e eurodeputetit të parë shqiptar nga Kosova, Adnan Dibranit. që doli nga zgjedhjet e djeshme për Parlamentin Europian.
Duke folur në ‘RADIO 1’ tek Linda Lipa Gjakova, Besnik Tahiri, është shprehur se beson fort në vlerat intelektuale të Adnan Dibranit dhe se me fitoren e tij, shqiptarët do kenë përfaqësim, do ndjehen në pozicion shumë më të volitshëm.
‘Tashmë nga baza preliminare po dihet se Adnan Dibrani, është shqiptari i parë nga Kosova që ka fituar mandatin e eurodeputetit dhe nga sot, në 5 vitet e ardhshme do të jetë eurodeput në Parlamentin e Europës. Adnani, ka lindur në Mitrovicë, si i ri emigroi në Suedi, atje kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Përndryshe, Adnani për tri mandate ishte deputet në Parlamentin e Suedisë dhe poashtu ishte përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku e ndihmoi shumë. Jam i lumtur me fitoren e tij, dhe besoi secili nga ne duhet të ndjehet i lumtur.’-tha Tahiri në ‘RADIO 1’/Njeshi/

Ish-Ministri dhe historiani Et’hem Çeku reagon pas Kuvendit gjithëserb: Nacionalizëm ekspansionist

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...