Duke folur për projektin e komentuar dhe të riaktualizuar këto ditë, për ndërtimin e Hidrocentraleve në Lumbardh, Muhaxheri ka shtuar se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë edhe nëse kompania Kelkos Energy i qet “brinat”.
“Ujku do mjegull dhe kjo mjegull është krijuar niveleve të larta politike për me i leshu disa agjenda private dhe me i realizu. Plani zhvillimor komunal është bazë për zhvillim të një komune dhe autoritetin për me planifiku në Komunën e Pejës nuk ia delegojmë kurrkujt sepse na është dhënë me ligj dhe kushtetutë. Dhe, në planin zhvillimor komunal përcaktohet që ne nuk lejojmë hidrocentrale me ndërtu në Lumbardhin e Pejës dhe ne jemi të vendosur që këtë punë ta mbrojmë edhe me jetë dhe hidrocentrali në Lumbardh të Pejës nuk do të ndërtohet edhe nëse Kelkos i qet “brinat”dhe të gjithë ata që qëndrojnë pas tij, nuk kanë shanca me ndërtu në Lumbardh të Pejës, Peja e ka një kryetar që do ta mbrojë me jetë”, ka thënë Muhaxheri në debatin për Lumbardhin gjatë emisionit ‘Jeta në Kosovë.
Në këtë debat morën pjesë edhe: Fatmir Matoshi-Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Valdrin Lluka-Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Afrim Ajvazi nga ZRrE; Adriatik Gacaferi nga Shoqëria civile dhe Viktor Berishaj, hulumtues. /Njeshi&Kallxo/
]]>