9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

​Betohen 17 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Pas përfundimit të trajnimit 10-javor për gjuhë, kulturë dhe trajnim profesional, janë betuar 17 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë.

Në betimin solemn të këtyre vullnetarëve, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se deri më tani kanë shërbyer mbi 200 vullnetarë në Kosovë.

“Pres që ju ta përfaqësoni këtë mundësi. Besoj shume në ju sepse ju do të jeni në jetërat e të tjerëve. Jam tejet i bindur se edhe ata do të kenë ndikim tek ju. Jam i përfshirë shumë në raportet bilaterale. Ju dëshiroj të gjithë juve një sukses të jashtëzakonshëm dhe pres që me padurim që të ju vizitojë në vendet e juaja”, tha Hovenier.

Në këtë ceremoni morri pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani e cila i uroi mirëseardhje grupit të tetë të vullnetarëve në Kosovë.

“Mirëserdhët në një tokë të pasur dhe në vendin me mikpritje. Sot jam e emocionuar qe të mirëpres grupin e tetë. Tani jeni pjesë e një komuniteti, puna juaj shkon shumë përtej detyrave të përditshme. Ndikimi i shërbimit tuaj në buzëqeshjen e fëmijëve. Këto janë gjurmët e vërteta të grupit tuaj. Lidhja juaj tejkalon lidhjet diplomatike”, tha Osmani.

Ndërkaq, Drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Carolyne Siganda ka prezantuar 17 vullnetarët, ku foli edhe për periudhën prej ardhjes së tyre në Kosovë.

“Ata u njohën me bujarinë dhe mirëpritjen e Kamenicës, Koretinës dhe Topanicës. Ky grup janë përballur me seanca te gjata të njohjes së gjuhës”, tha ajo duke shtuar se “çdo javë vullnetarët kanë përparuar”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...