25 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Biden dhe Trump shkëmbejnë kritika në debatin presidencial

Presidenti demokrat, Joe Biden, dhe rivali i tij republikan, Donald Trump, kritikuan ashpër njëri-tjetrin mbi çështjen e ekonomisë, abortin, imigracionin dhe politikën e jashtme gjatë mandateve të tyre në debatin e tyre të enjten, duke u dhënë votuesve një mundësi për të parë në debat kandidatët më të moshuar presidencialë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Biden është 81 vjeç, ndërsa ish-presidenti Trump 78 vjeç.

Presidenti Biden fliste me zë të ngjirur dhe ngatërroi fjalët në disa raste gjatë debatit, ndërsa Trump e goditi atë me kritika të njëpasnjëshme, që përfshinin disa gjëra të pavërteta që i ka thënë shpesh, duke përfshirë pretendimet se emigrantët kanë sjellë një valë krimi dhe se demokratët mbështesin vrasjen e foshnjave.

Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se presidenti Biden ishte me grip.

Lajmi i plotë në REL. /Njeshi/ 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...