24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Biden kërkon shpjegime nga Erdogan për deklaratën e anëtarësimit të Finlandës në NATO

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka theksuar “bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë dhe mbrojtjes” midis Shteteve të Bashkuara, Finlandës dhe Suedisë, në një telefonatë të përbashkët me liderët e këtyre vendeve, gjatë se cilës ai inkurajoi gjithashtu anëtarësimin e tyre në NATO.

Shtëpia e Bardhë tha në një njoftim se Biden “përsëriti angazhimin e tyre të përbashkët për të vazhduar koordinimin në mbështetje të Ukrainës dhe popullit ukrainas të prekur nga lufta”.

“Presidenti Biden nënvizoi mbështetjen e tij për politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe për të drejtën e Finlandës dhe Suedisë për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre, politikën e jashtme dhe marrëveshjet e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ai bisedoi me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson, dhe Presidentin finlandez, Sauli Ninisto. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thanë më vonë se po kërkonin sqarime mbi kundërshtimet e mundshme nga aleati i NATO-s, Turqia, ndaj anëtarësimit finlandez dhe suedez.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij nuk do përsërisë të njëtat gabime si me Greqinë dhe akuzoi shtetet nordike se janë bërë bujtina për “organizata terroriste”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...