8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Biden: Netanyahu duhet ta ndryshojë koalicionin qeverisës, Izraeli po fillon të humbasë mbështetjen e botës

Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e linjës së ashpër që e ka bërë shumë të vështirë për komunitetin ndërkombëtar ta mbështes Izraelin në luftën kundër Hamasit.

“Kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”, tha ai gjatë një mbledhjeje fondesh për fushatën në Uashington, duke shtuar se qeveria “nuk dëshiron një zgjidhje me dy shtete” – rrugë të cilën po e mbështet Uashingtoni pas përfundimit të luftës mes Hamasit dhe izraelitëve.

Biden ka thënë më parë se qeveria e Netanyahut përfshin disa nga anëtarët “më ekstremë” që ai ka parë ndonjëherë, por deri më tani nuk ka shkuar aq larg sa të bëjë thirrje për një ndryshim në përbërjen e koalicionit të Izraelit, raporton thetimesofisrael.

Partia qendrore e Unitetit Kombëtar të Benny Gantz ra dakord të bashkohej me qeverinë menjëherë pas shpërthimit të luftës, por mbeten jashtë partitë e ekstremit të djathtë, Otzma Yehudit dhe Zionizmi Fetar. Asnjëra nuk ka përfaqësues në kabinetin e nivelit të lartë të luftës, por fraksionet ruajnë ndikim të rëndësishëm në vendimet e qeverisë.

“Netanyahu është një mik i mirë, por unë besoj se ai duhet të ndryshojë”, pohoi lideri amerikan gjatë ngjarjes së organizuar nga Less Rosenberg, ish-president i AIPAC.

“Ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje” në mbarë botën, tha Biden dhe shtoi, “Bibi ka një vendim të vështirë për të marrë”. Mbrëmë, Biden përsëriti se Netanyahu është një mik i dashur, por se ai nuk pajtohet me politikat e tij.

Biden thotë se kryeministri izraelit “nuk mund të përjashtojë krijimin e një shteti palestinez në të ardhmen”. Ndryshe, Netanyahu sot dyfishoi retorikën kundër lejimit të kthimit të Autoritetit Palestinez në Gaza. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...