Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe të paktën 35 u plagosën pasi një burrë – i identifikuar si shtetas amerikan Shamsud-Din Jabbar – hyri me një kamionçinë me shpejtësi të madhe në turma të mëdha në New Orleans.
FBI thotë se një flamur i Shtetit Islamik (IS) u gjet në automjet dhe se ata po hetojnë sulmin si një “akt terrorizmi”.
Hetuesit që informuan Presidentin Joe Biden thonë se i dyshuari ngarkoi video në mediat sociale “vetëm disa orë para sulmit” duke treguar se ai ishte frymëzuar nga IS dhe kishte “dëshirë për të vrarë”, shkruan BBC.
Disa orë pas sulmit, një Tesla Cybertruck shpërtheu jashtë hotelit Trump në Las Vegas, duke vrarë shoferin dhe duke plagosur shtatë persona
Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse sulmuesi në Neë Orleans kishte ndihmë, veçanërisht në vendosjen e pajisjeve të dyshuara shpërthyese, të cilat u gjetën në kamionçinë dhe gjetkë në zonë.
Presidenti e ka quajtur sulmin “të neveritshëm” dhe tha se ishte i pikëlluar me familjet e viktimave/Njeshi/