Presidenti amerikan, Joe Biden në fjalën e tij në “Kopshtin e Trëndafilave” në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se ai dhe administrata e tij do të mundësojnë kalim paqësor të pushtetit te Donald Trumpi që fitoi zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Për dallim nga Trumpi që katër vjet më parë bojkotoi betimin e Bidenit si president, presidenti aktual ka thënë se shteti duhet të pranojë zgjidhjen e popullit.
“Nuk mund ta duash shtetin vetëm kur fiton”, ka thënë Bideni në një fjalim të enjten.
Tek ka garantuar kalim paqësor të pushtet, Bideni ka thënë se SHBA-ja gjithmonë e ka dëshmuar se e respekton vullnetin e popullit.
Ai tha se ka folur me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe për ta ndihmuar atë me një tranzicion të rregullt të pushtetit.
Biden thotë se ka folur edhe me Kamala Harris, dhe thekson se ajo kishte qenë “një partnere dhe një nëpunëse publike”.
Ai komplimentoi fushatën “frymëzuese” të Harris dhe tha se ajo duhet të jetë krenare për punën e saj./Njeshi&BBC/