17 C
Pec
E shtunë, 18 Maj, 2024

Bie në pranga burri që sulmoi dy gra në Prishtinë, dyshohet se fillimisht shkaktoi dy aksidente

Është arrestuar burri që ka sulmuar dy gra sot në një parking në Prishtinë. Sipas policisë, i dyshuari ka shkaktuar dy aksidente dhe më pas ka sulmuar vozitëset e veturave të aksidentuara.

I dyshuari është arrestuar në Pejë, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshuari për sulm dhe dëmtim apo asgjësim të pasurisë

Rreth orës 13:00 është raportuar për një rast sulmi, të ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura.

Ndërmarrja e   veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit. I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar.

Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm’ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...