Para pak minutash në qytetin e Lipjanit, pikërisht në rrugën “Gjergj Fishta” ka ndodhur një incident shqetësues, ku një pjesë e tarracës së një objekti shumëkatësh ka rënë mbi trotuar. Nuk raportohet për të lënduar, por rënia e materialeve ndërtimore ka rrezikuar kalimtarët dhe klientët e bizneseve përreth.
Përfaqësues të bizneseve kanë nisur pastrimimin e materialeve ndërtimore.
Deri në momentin e raportimit nga Telegrafi, Polocia e Kosovës ende nuk kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Sipas qytetarëve, rreziku mbetet i lartë për shkak të strukturës së dëmtuar të ndërtesës. Autoritetet lokale dhe njësitë e emergjencës ende nuk kanë dalë në vendngjarje për të marrë masat e nevojshme dhe për të siguruar zonën.
Qytetarët kërkojnë nga institucionet përkatëse të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar ndonjë rënie të pjesës tjetër të terracës.
“Jemi të rrezikuar sepse pjesa e materialit ndërtimor ka rënë para hyrjes së objektit. Andaj duhet të merren masa sepse ky objekt është afër shkollës fillore dhe qarkllimi është i madh”, ka thënë për Telegrafin një banor i lagjes me kusht që të mbetet anoni. /Njeshi/