11.5 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Bie numri i vizitorëve në hotele gjatë janarit 2025

Kosova shënoi rënie prej 10.4 % të vizitorëve në hotele në muajin janar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovë, numri i përgjithshëm i vizitorëve, vendorë dhe të huaj në hotele gjatë janarit ishte 69,227, ndërsa në janar 2024, ky numër ishte qenë 77,295 persona.

“Në Janar 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 69 227, prej tyre 41.1%, ishin vendorë dhe 59.8%  ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Janar të vitit 2024 (sa ishin 77 295 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 10.4%”, njofton ASK.

Sipas kësaj agjenci, numri i net-qëndrimeve ishte 145 732  prej tyre 42.1%  nga vendorët dhe 57.5% nga të huajt. Kurse numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 12 155 vizitor dhe më 39 681 net-qëndrimi.

Nga vizitorët, 41.1% ishin vendorë dhe 59.8% ishin të huaj. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...