Një shtyllë elektrike e tensionit ka rënë duke rrezikuar qytetarët kalimtarë, automjetet dhe shtëpitë e banimit në lagjen ‘Puhovc’ të Pejës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 minuta ndërsa shkaqet mendohet të kenë qenë vjetërsia e saj.
Kanë qenë banorët e komunitetit që kanë marë masa fillestare në sigurimin e vendngjarjes, ndërsa pritet që në sigurimin e perimetrit të angazhohet edhe policia.
Në krejt këtë situatë KEDS duket i heshtur dhe në gjumë./Njeshi&RADIO 1/