34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Binjakëzohen Peja dhe Ulqini, Muhaxheri e Nimanbegu nënshkruajnë solemnisht

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, z.Genci Nimanbegu, të cilin në takim e kanë shoqëruar Drejtori i Organizatës Turistike, z.Qazim Hoxhiq, Asambleisti në Kuvendin Komunal të Ulqinit, njëkohësisht Menaxher për Manifestime dhe Panairet e Ballkanit, pranë Organizatës Turistike, z.Arbër Haxhibrahimi, Sekretari për Buxhet dhe Financa, z.Arjan Lamoviq, Koordinatori për EU Fondet, z.Arsllan Hajdinaga, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Malit të Zi, znj.Fedisa Dacic dhe Zëvendëskomandanti në Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Ulqinit, z.Saubih Mehmeti.

Sot, gjatë takimit Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit, z.Genci Nimanbegu kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit midis Komunës së Pejës dhe Komunës së Ulqinit.

Motivi i këtij takimi dhe kësaj ceremonie është forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, që të shkëmbejmë përvojat dhe praktikat më të mira në administrim dhe zhvillim lokal, si dhe të promovojmë marrëdhëniet kulturore e ekonomike midis Pejës dhe Ulqinit.

Peja me natyrën e bukur malore dhe Ulqini me bukuritë bregdetare ofrojnë përvoja të ndryshme të turizmit, që mund të pasurojnë njëra-tjetrën dhe të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe social të qyteteve tona.

Në frymën e miqësisë dhe vullnetit të mirë do të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët të komuniteteve të tyre duke i hulumtuar mundësitë për arsim, ekonomi, kulturë, si dhe mundësitë tjera për bashkëpunim.

Ky binjakëzim synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve tonë.

Pas nënshkrimit solemn të marrëveshjes së binjakëzimit, në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës, Koordinatori për EU Fondet, z.Arsllan Hajdinaga ka prezantuar projekt – idenë për fondet IPA, bashkëpunimin përtej kufitar Mali i Zi – Kosovë.

Po ashtu, gjatë ditës Kryetari Muhaxheri dhe Kryetari Nimanbegu kanë vizituar Galerinë e Arteve në Pejë, ku mbrëmë është hapur ekspozita personale e piktorit, z.Nikollë Nikprelaj “Tinguj zemre”.-thuhet në komunikatën nga Zyra për Informim e Komunës së Pejës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...