4.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

BIK-u i ndalon imamët e punonjësit të merren me fushatë dhe parti politike

Bashkësia Islame e Kosovës ka lëshuar një vërejtje për të gjithë imamët dhe punonjësit e BIK’ut lidhur me qëndrimet e tyre politike në periudhën e fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të këtij vtii.

Në vendimin, të cilin e ka parë Insajderi, BIK tërheq vërejtjen e nëpunësve administrativë dhe fetarë që të shtojnë kujdesin karshi paraqitjeve mediale, si dhe qëndrimeve në rrjete sociale.

 

BIK ndalon qëndrmin personal politik, pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore, të qenit aktivist i ndonjë partie politike apo edhe kandidat për deputet.

“Çdo veprim i tillë nga sa u përmend më lart, konsiderohet shkelje e Kushtetutës së BIK-ut, ligjeve dhe akteve tjera normative të saj, për çfarë edhe do sanksionohen”, thuhet ndër të tjera në vendim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...