-1.5 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Bilall Sherifi hedh dyshime për takimin e orëve të vona, Thaçi – Mustafa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar në mbrëmje kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në shtëpinë e tij. Takimi mes Thaçit e Mustafës është zhvilluar në orët e vona të së mërkurës. Këtë takim e kanë konfirmuar edhe zyrtar të LDK-së.

E për këtë takim ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi.  Ai në një status në Facbook ka thënë se për  këtë takim duhet të jepen sqarime.

Ky është postimi i plotë i Sherifit:

“Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u informua nga presidenti Thaçi për takimin me dy zyrtarët e SHBA-ve”

Së paku ky ishte sqarimi zyrtar i zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa për takimin e orëve të vona mes tyre!

Besoj që publiku i gjërë është kurreshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!

Kjo do të konsiderohej normale poqese zyrtarët e SHBA-ve nuk do ta kishin në agjendë takimin me përfaqësues të LDK-së.

Ditëve në vijim mbetet të shihet se çka tjetër përpos “informatës” mbi takimin në fjalë i ka ofruar Thaçi Mustafës!
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/bilall-sherifi-e-sheh-me-dyshime-viziten-e-thacit-te-mustafa-410-631062/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...