Mbi tre dekada karrierë muzikore, jo veç në klarinetë por në pjesën dërmuese të instrumenteve frymore!
Kush nuk e njeh Sead Muqën – Sein. A e popullarizoi klarineta Sein, apo Sei klarinetën, vështirë të bëhet dallimi. Kjo, sepse ai, kudo ku mori pjesë, e begatoi muzikën e pastër me tingullin shqip.
Sei, prej emrave më eminent të instrumenistëve të estradës popullore shqiptare dhe padyshim klarinetisti brilant Sead Muqa – Sei sot po kremton ditëlindjen e 47-të.
E kush nuk donte ta kishte në mesin e formacionit të vet muzikor edhe Sein.
Një karrierë e bujshme, e ndershme, shumë principiele.
I dalluar në klarinetë, saksofon por edhe pothuaj në të gjitha instrumentet frymore, Sei vazhdon ti jap frymë e shpirt melosit të pastër popullor shqiptar.
Ndryshe, e kemi thënë shumë herë, Sei njihet për karrierën e tij të gjatë muzikore me emrat eminent të estradës si: Ramadan Krasniqi Dani, Linda Hakaj, NRG ‘Band’, Miranda Hashani, Yllka Kuqi, Lori,e të tjerë si dhe kolegë, muzicient e kompozitorë si: Afrim Macula, Florent Boshnjaku, Valton Beqiri, Artan Rexhepi etj.
Përpos angazhimeve në tregun muzikor, Sei mbetet ylli qëndror edhe i shumë shoqërive dhe formacioneve të njohura muzikore si nga ato të traditës e edhe ato profesionale, duke bashkëpunuar me SHKA ‘Sofra Pejane’, Kori ‘Siparantum’, SHKA ‘Përparimi’, SHKA ‘Marigona’, Okteti ‘Peja’ e të tjerë.
Sei mbetet shumë i pëlqyer nga publiku shqiptarë për instrumentalet e tij, ndërsa ka të edituar në treg disa albume.
Vazhdon të jetë shumë aktiv dhe kreativ në fushën e muzikës, duke u shquar si një nga klarinetistët më në zë në tregun muzikor në Kosovë.
Për befasitë e ditës më të veçantë të jetës së tij, në këtë festë mesiguri se përpos bashkëshortes, familjes së ngushtë dhe shoqërisë, janë kujdesur edhe mediat dhe fansat./RADIO 1/