15.4 C
Pec
E diel, 1 Tetor, 2023

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, pas protestës së dhunshme në veri, ka thënë se kjo që ka ndodhur, është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite.

Në një shkrim në Twitter, Bildt tha se militantët serbë në veri Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s duke plagosur dhjetra prej tyre.

“Cikli i përshkallëzimit të situatës duhet të ndalet sa më shpejt”, shkroi ai.

Ndaj veprimeve të dhunshme pati reagime edhe nga NATO dhe shtetet e tjera.

NATO u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të marrin masa në de-përshkallëzimin e situatës kritikee.

“NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri prej tyre. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë”.

Ndërsa, sipas konfirmimit zyrtar të KFOR-it në Kosovë, gjatë përplasjes me protestues, 25 pjestarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, disa nga ta ndodhen në gjendje të rëndë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...