Ndërkohë që pasuria e themeluesit të Microsoft, vërtitet rreth 90.5 miliardë dollarë, vajza e tij është vajza më e pasur e planet.
Por Gates është i bindur se paratë duhen fituar dhe nuk duhet përfituar në kurriz të të tjerëve. Vajza e tij e madhe është Jennifer, por ajo nuk i përdor paratë e të atit, të paktën jo përtej gjërave të domosdoshme.
Po ashtu ajo nuk shihet as në evente mondane shumë shpesh. Ashpërsia e babait, nuk lejon që fëmijët nën moshën 14-vjeçare të kenë llogari në rrjetet sociale.
Momentalisht vajza e cila i ka mbushur të 18-at, ka vetëm një profil në Instagram, ku herë pas here publikon fotografi.
Jennifer është e pasionuar pas sporteve ekstreme dhe merr pjesë në gara ndërkombëtare. Vajza shihet gjithmonë shumë e thjeshtë. Njerëzit që e njohin, flasin për një vajzë shumë të thjeshtë dhe të edukuar mirë. Njeshi/ noa.al.
]]>