14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Billie Eilish thekson format trupore për herë të parë në revistën “British Vogue”

Ylli i muzikës, Billie Eilish, debutoi me një pamje krejtësisht tranformuese në ballinën e revistës “British Vogue”.

Në fotosesionin për numrin e muajit qershor të revistës prestigjioze të modës, Eilish e cila tani është bionde, i veshi disa korsetë, funde prej materialit latex dhe veshje të tejdukshme, që janë një ndryshim drastik nga stili i saj i zakonshëm. Fotografitë mjaft unike dhe artistike u realizuan nga fotografi i njohur, Craig McDean.

Revista do të dal në shitje më 7 maj, edhe pse intervista e plotë e këngëtares tashmë është publikuar në ueb faqen zyrtare të “British Vogue”.

“I adhuroj këto fotografi dhe jam kënaqur shumë gjatë fotosesionit. Bëni çfarë të doni, kur të doni. Mos u preokuponi për gjërat tjera”, kishte shkruar Eilish në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe i ndau fotografitë me ndjekësit e saj në këtë rrjet social.

 

Gjatë intervistës ekskluzive për revistën prestigjioze, të realizuar nga Laura Snapes, Billie Eilish tha se dukja e re si biondinë po e bënë atë të ndihet më shumë sikur grua. Ajo gjithashtu tha që derisa ishte intriguar nga dizajnet e korsetëve, ajo e urren barkun e saj, prandaj ishte kurioze ta shoh sa kufizues mund të jenë dhe si do t’ia përmirësonin dukjen e trupit. Tutje këngëtarja tregoi se kjo pasiguri për veten njëkohësisht e bënte të ndihej e cekët.

Por, përfundimisht Eilish qëndron prapa besimit se moda dhe bukuria duhet të bazohen në ato gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë, transmeton Koha.

“Nëse dëshiron të bësh ndërhyrje kirurgjike, bëje atë. Nëse dëshiron ta veshësh një fustan për të cilin njerëzit të thonë se nuk të përshtatet për trupi, bëje këtë, përderisa ndihesh mirë me veten dhe mendon se dukesh mirë, vetëm kjo ka rëndësi. Papritmas ti je hipokrit nëse dëshiron ta tregosh lëkurën, dhe je grua e lehtë apo lavire për shkak të rrobave që zgjedh t’i veshësh. Nëse jam një lavire, atëherë jam krenare me veten time. Unë dhe të gjitha vajzat tjera jemi të tilla, dhe nuk ka rëndësi çfarë mendojnë të tjerët. Le ta shfrytëzojmë çdo mundësi për ta fuqizuar njëra-tjetrën. Ekspozimi i trupit apo lëkurës suaj përmes veshjeve, nuk duhet t’iu bëjë të ndiheni të parespektuara”.

Në të kaluarën, Eilish ka thënë se bërja e rrobave të gjera identifikuese për stilin e saj, nuk ishte domosdoshmërisht një vendim i planifikuar por thjeshtë ishte diçka që e kishte bërë ngase e urrente trupin e saj. /Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...