Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të bisedave në Viber ndërmjet anëtarëve të partisë, ku diskutohej shqyrtimi i votave me postë për shkak të dyshimeve për manipulim.
Përmes një deklarate publike, Kica-Xhelili ka pretenduar se LDK po përballet me sulme nga tri grupe të ndryshme: Lëvizja Vetëvendosje (VV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe një fraksion i brendshëm brenda vetë LDK-së.
Sipas saj, ky grup synon të dëmtojë partinë për shkak të qëndrimeve të saj të qarta ndaj tyre.
Grupi i dytë, sipas Kica-Xhelilit, është ai i PDK-së, të cilin e përshkroi si “PDK f.m. stereo” – duke e akuzuar për përpjekje për të ndikuar në LDK dhe për ta shndërruar atë në një levë të interesave të saj politike.
Ndërsa grupi i tretë, sipas saj, është më i vështirë për t’u identifikuar, por përfaqëson ata që refuzojnë reformën brenda LDK-së, jo si një ndryshim gjeneracional, por si një transformim të mendësisë brenda partisë.
Kica-Xhelili theksoi se këto tri grupe, ndonëse të ndryshme, po bashkëpunojnë në misionin e tyre për ta dobësuar LDK-në dhe për të penguar zhvillimet e saj të brendshme./Njeshi/