21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Bislimi dhe Murati takohen me nënsekretaren Lago, diskutojnë për marrëdhëniet tragtare SHBA-Kosovë

Nënsekretarja e Tregtisë për Tregtinë Ndërkombëtare të SHBA-së, Marisa Lago ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë ka dhënë detaje në lidhje me takimin, duke specifikuar se temë e diskutimit ka qenë marrëdhëniet tregtare në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

“Sot, nënsekretarja Lago u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, për të diskutuar marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë dhe zotimin e tregtisë për rritjen e angazhimit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ITA në Twitter./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...