20.5 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Bislimi e Petkoviq takohen të enjten në Bruksel, Lajçak: Shpresoj të tejkalohen mosmarrëveshjet

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak derisa ka uruar festën e Pashkëve, ka përmendur edhe takimet që kishte javën e kaluar me kryenegociatorët në kuadër të dialogut.

Lajçak përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen sërish këtë javë në Bruksel.

“Java para pushimit të Pashkëve ka qenë një javë e shkurtër edhe pse intensive. Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkoviq, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës.

Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre”, ka shkuar Lajçak.

Ai tha se nga takimi i kësaj jave që do të mbahet të enjten shpreson se Kosova dhe Serbia do të jenë në gjendje të kapërcejnë mosmarrëveshjet e mbetura.

“Konkluduam se do të nevojitet një takim tjetër. Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë diferencën e mbetur të enjten”, ka shkruar Lajçak.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Kjo çështje, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...