6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Bislimi e takon ambasadorin e ri: Hungaria vend mik i rëndësishëm për Kosovën

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka pritur në takim ambasadorin e ri të Hungarisë, Bela Bozsik.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Bislimi e ka përgëzuar Bozsik dhe i ka thënë atij se “Kosova ka një partner e vend mik të rëndësishëm te Hungaria”.

“Pjesë e bisedës ishte dhe rruga përpara e rajonit drejt integrimit evropian e prosperitetit si dhe siguria e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

“Forcimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona është përkushtim dhe qëllim i përbashkët. Kosova dhe Hungaria bashkëpunojnë në shumë nisma dhe projekte të ndryshme me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...