15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Bislimi falënderon delegacion e PE-së për ndihmën dhënë Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ditën e sotme, një delegacion nga Parlamenti Evropian, i cili po monitoron e vëzhgon procesin zgjedhor në Kosovë.

Bëhet e ditur se në këtë takim, delegacioni drejtohej nga eurodeputetja nga Portugalia, Marta Temido, e cila është edhe kryetare e delegacionit portugez të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian që nga viti i kaluar. Prezent ishin dhe eurodeputetë nga Kroacia, Gjermania, Italia, Franca dhe Belgjika.

“Gjersa e njoftoi delegacionin me sukseset dhe të arriturat e qeverisë përgjatë këtij mandati qeveritar, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi ndër të tjera edhe rritjen ekonomike, rishpërndarjen e saj drejt qytetarëve, rritjen e pagës minimale, uljen e papunësisë, politikat incentivuese për gratë e avancimin në integrimin evropian. Në vijim, foli edhe për zgjedhjet e nesërme dhe fushatën e zhvilluar përgjatë këtij muaji. Theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ditës së nesërme, veçanërisht në mbarëvajtjen e tyre, për një proces demokratik dhe transparent”, thuhet në njoftimi e zyrës për informim të Kryeministrit.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht atë në përkrahjen drejt rrugëtimit në integrimin evropian. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...