16.8 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Bislimi: Kërkesat e shqiptarëve të Luginës janë legjitime dhe të drejta

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës vijojnë të përballen me një situatë të papranueshme diskriminimi sistematik, që cenon të drejtat e tyre themelore.

Bislimi përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës mbështet qytetarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe mbetet e angazhuar për të ngritur këto çështje në nivelet më të larta ndërkombëtare.

Ai është shprehur se të drejtat e kërkuara nga shqiptarët e Luginës janë plotësisht legjitime.

“Kërkesat e tyre për “respektimin e marrëveshjeve politike, ndalimin e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave të Kosovës dhe përfshirjen e drejtë në institucionet shtetërore” janë plotësisht legjitime dhe të drejta“, ka shkruar Bislimi.

Ndërkaq ai mes tjerash ka thënë se zgjidhja e këtyre çështjeve është dëshmi edhe për përkushtimin ndaj demokracisë dhe të drejtat e njeriut, e cila mungon nga fqinji verior.

“Zgjidhja e këtyre çështjeve është dëshmi edhe për përkushtimin ndaj demokracisë dhe të drejtat e njeriut, e cila mungon nga fqinji ynë verior, që në vazhdimësi shkel të drejtat e komunitetit shqiptar“, shkroi Bislimi.

Ndryshe, shqiptarët e Luginës kanë nisur protestën e sotme me intonimin e himnit kombëtar dhe me një minutë heshtje për të gjithë dëshmorët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare.

“Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, janë disa nga pankartat që protestuesit kanë mbajtur në duar/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...